MAGAZINË /

U tha se u dhunua nga dhëndri e dasmorët, rrëfehet Shpat Kasapi: Nuk donin të më paguanin se u vonova!

Shpat Kasapi thotë se situata u tensionua paksa në fund, pasi në momentin e pagesës pala tjetër pretendoi se këngëtari nuk kishte kënduar mjaftueshëm dhe për këtë arsye nuk do të merrte paratë për të cilat ishin dakordësuar.

Shkruar nga Versus
U tha se u dhunua nga dhëndri e dasmorët, rrëfehet Shpat Kasapi:
Shpat Kasapi

Këngëtari Shpat Kasapi ka sqaruar njëherë e mirë ngjarjen e komentuar së fundmi në media sociale ku u aludua për një konfrontim fizik mes tij dhe disa dasmorëve ku ishte i ftuar për të kënduar.

Për Klan Kosova, këngëtari ka treguar se nuk ka pasuar asnjë përplasje fizike, por nuk mohon që ka pasur një debat mes tij dhe dasmorëve lidhur me vonesën e tij për të shkuar në dasmë.

Shpat Kasapi thotë se situata u tensionua paksa në fund, pasi në momentin e pagesës pala tjetër pretendoi se këngëtari nuk kishte kënduar mjaftueshëm dhe për këtë arsye nuk do të merrte paratë për të cilat ishin dakordësuar.

“U bë bujë e madhe, u rrah Shpati, u rrahën dasmorët… Por në të vërtetë nuk ka pasur asnjë rrahje. Unë jam nisur pak me vonesë sepse kishte kolonë. Dasmori më tha ‘Shpat, je vonuar, por këndo’, dhe unë iu përgjigja se do të këndoj më shumë për ta kompensuar vonesën.

Në fund thanë ‘ti s’ke kënduar, nuk do ta marrësh pagesën’. Unë pak u agravova, ata gjithashtu, dhe u bë një debat i vogël. Por asnjë nuk më ka prekur dhe askush nuk më ka ngacmuar."

Ndër të tjera, këngëtari është shprehur se personi që ka trilluar për përleshje fizike do të mbajë përgjegjësi.

 “Shpifësin e këtij lajmi do ta gjej,” u shpreh Kasapi.

Poll