MAGAZINË /

VIDEO/ Dikur miq, përplasje mes Vullnetit dhe Gresës pas daljes nga BBVK – Akuza e fortë: “Më mori të dashurin!”

Të njohur për miqësinë e tyre gjatë dhe pas spektaklit, dyshja duket se i ka dhënë fund marrëdhënies së mirë që kishin. Fillimisht, Gresa deklaroi publikisht se ishte ndjerë e tradhtuar nga Vullneti, duke lënë të kuptohej se mes tyre kishte ndodhur diçka serioze.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Dikur miq, përplasje mes Vullnetit dhe Gresës pas daljes nga
Vullnet Krasniqi/ Gresa Gashi

Prej disa ditësh, bota e showbizit në Kosovë është përfshirë nga lajmi i një përçarjeje mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova, Vullnet Kraniqit dhe Gresa Gashit.

Të njohur për miqësinë e tyre gjatë dhe pas spektaklit, dyshja duket se i ka dhënë fund marrëdhënies së mirë që kishin.

Fillimisht, Gresa deklaroi publikisht se ishte ndjerë e tradhtuar nga Vullneti, duke lënë të kuptohej se mes tyre kishte ndodhur diçka serioze.

Por më pas, në një video tjetër, ajo bëri një deklaratë edhe më tronditëse: pretendon se Vullneti i ka marrë të dashurin.

 

Poll