Shqipëria e ka mbyllur me një barazim pa gola ndeshjen ndaj Serbisë në “Air Albania”, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Serbia pati një hero në këtë përballje dhe ai ishte portieri Petroviç, ndërsa Shqipëria pati një lojtar të 12-të në fushë: tifozët kuqezinj që këtë ndeshje e përjetuan me emocione të forta.
Kuqezinjtë kishin në dorën e tyre fatin për të gjetur avantazhin në fundin e një pjesë të parë të dominuar, kur Hysaj fitoi 11-metërsh, por Ray Manaj gaboi nga pika e bardhë dhe skuadrat shkuan me rrjeta të paprekura në pushimin e ndeshjes.
Më pas, të dy ekipet krijuan raste, por pa gjetur rrjetën as në të dytën, duke bërë që sfida të mbyllej pa gola, duke i ruajtur kësisoj Shqipërisë vendin e dytë në grup, me 4 pikë.
90’+3’ Top në thellësi për Vlaoviç, Strakosha del dhe mbërthen sferën. (VIDEO)
87’ Zivkoviç dhe Maksimoviç i bëjnë vend Nedejlkoviç dhe Gudelj.
86’ Daku bën gjithçka mirë me një depërtim në zonë, por pastaj pasimi i tij nuk gjen askënd mes fanellave serbe.
85’ Shehu nuk mund të vazhdojë më dhe i lë vendin në fushë Ramadanit.
82’ Pas një aksioni nga e majta të Serbisë, Joviç gjuan por gjen bllokimin nga mbrojtja kuqezi. (VIDEO)
80’ S. Mitroviç përfundon mes të ndëshkuarve me karton të verdhë.
79’ Asllani provon golin nga këndorja, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)
78’ Sulm i shpejtë i Uzunit nga e djathta, pasimi në qendër dërgohet jashtë nga Milenkoviç. (VIDEO)
75’ Broja i lë vendin në fushë Uzunit, ndërsa Mitroviç i bën vend Joviç.
74’ Harkim nga e majta për A. Mitroviç i cili gjuan me kokë, por për fat mbi traversën e Strakoshës. (VIDEO)
72’ Daku shpërthen në qendër të mbrojtjes, pason për Bajramin, gjuajtja e të cilit është shumë e lehtë dhe shkon në duart e portierit. (VIDEO)
69’ Terziç dhe Samarxhiç i lënë vendin në fushë Maksimoviç dhe S. Mitroviç.
67’ Ndeshja rifillon por me paralajmërimin tashmë nga spikeri i stadiumit që ndeshja do të pezullohet nëse përsëritet hedhja e sendeve.
66’ Gjyqtari Masa ndërpret ndeshjen pas hedhjes së vazhdueshme të gotave plastika nga tribuna. (VIDEO)
63’ Manaj dhe Hoxha i lënë vendi ën fushë Dakut dhe Bajramit.
57’ Samarxhiç gjen hapësirë në krahun e majtë, diagonalja e tij nuk devijohet nga askush dhe shkon jashtë ngjitur me shtyllën e portës së Strakoshës. (VIDEO)
53’ Strakosha shpëton kuqezinjtë! Pas një harkimi nga e majta, sfera shkon te Mitroviç i cili gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e portierit kuqezi. (VIDEO)
48’ Broja shkëputet përsëri në të djathtën, arrin fundoren por pasimi i tij largohet në këndore. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e skuadrave.
45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+1‘ E pabesueshme! Manaj ndalet në gjuajtjen nga pika e bardhë, grushton portieri serb. (VIDEO)
45’ Penallti për kuqezinjtë! Hysaj futet dhe i vjedh kohën Samarxhiç i cili e godet dhe shkakton 11- metërsh. (VIDEO)
43’ Asllani ekzekuton një goditje dënimi të shpejtë, Ajeti gjuan me kokë por nuk gjen portën. (VIDEO)
39’ Hoxha nga e majta tenton portën dhe nuk sheh Mitajn të vetëm të cilit mund t’i pasonte, goditja bllokohet nga mbrojta serbe.
38’ Hoxha tenton të shkëputet në të majtën, sfera i ikën nga kontrolli dhe shkon në fundore.
35’ Një tjetër aksion i kuqezinjve në të majtën, harkimi i Hoxhës gjen Manajn por gjuajtja me kokë është e gabuar. (VIDEO)
34’ Laçi gjen hapësirën për të gjuajtur nga e majta, sfera shkon direkt në duart e Pavloviç. (VIDEO)
30’ Broja kalon këdo që i del përpara në të djathtën, merr fundoren dhe rrëzohet pas shtyrjes së Pavloviç. Gjyqtari nuk i jep faull në favor sulmuesit shqiptar që shpërthen në protesta.(VIDEO)
29’ Zivkoviç harkon nga e djathta në zonë, Strakosha mbërthen sferën.
26’ Broja e tepron me mbajtjen e topit duke kërkuar hapësirë në qendër dhe një pasim mbrapa krijon vështirësi për Mitajn i cili dhuron një anësore.
23’ Asllani harkon një goditje dënimi nga e majta, Pavloviç largon me kokë rrezikun.
21’ Përsëri Vlahoviç është ai i cili shfaqet në të majtën, gjuajtja e tij është shumë e gabuar dhe shkon mbi traversë. (VIDEO)
19’ Vlahoviç tenton me një goditje dënimi, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)
18’ Gjimshiti ndal në mënyrë të parregullt Vlahoviç dhe ndëshkohet me të verdhë.
17’ Broja shkëputet në të djathtën, Pavloviç detyrohet ta ndalë me faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)
15’ Harkim interesant i Laçit në zonë, Milenkoviç largon direkt në anësore.
11’ Predhë e Mitajt nga distanca, Petroviç grushton sferën dhe largon rrezikun. (VIDEO)
9’ Ndeshja ndalet pasi Lukiç pretendon se është goditur në kokë nga një send ndërsa tentonte të gjuante goditjen nga këndi. Sfida rifillon pas një bisede të gjyqtarit kryesor me Gjimshitin. (VIDEO)
8’ Krosim i rrezikshëm nga e majta, Gjimshiti bën gjënë e sigurt dhe çon sferën në këndore.
5’ Zivkoviç merr një pasim të mirë në të djathtën dhe gjuan, Strakosha grushton jashtë, (VIDEO)
4’ Të dy skuadrat mundohen të çajnë nga krahët, pa shumë sukses.
1′ Nis dueli në “Air Albania”.
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo
SERBIA: Petroviç, Pavloviç, Milenkoviç, Erakoviç, Lukiç, N. Maksimoviç, A. Zivkoviç, Samarxhiç, Terziç, Vlahoviç, Mitroviç.
Trajner: Predrag Stojkoviç







