MAGAZINË /

Video/ “Na e bëj hallall”: Shqiptarët hyjnë për të vjedhur, por dalin duarbosh kur gjejnë plisin me flamur

Një grup shqiptarësh dyshohet se hynë për të vjedhur në një banesë, por sapo u futën brenda kuptuan se shtëpia i përkiste një bashkëkombasi të tyre, pasi gjetën një qeleshe (plis) me flamurin shqiptar.

Shkruar nga Versus

Video/ “Na e bëj hallall”: Shqiptarët hyjnë për

Një video e pazakontë tregon një episod që ka ndodhur në Itali.

Sipas një qytetari që ka siguruar videon, një grup shqiptarësh u futën për të grabitur një banesë, por brenda saj zbuluan se pronari ishte gjithashtu shqiptar.

Në shtëpi ata gjetën një qeleshe (plis) me flamurin kombëtar, gjë që i bëri të ndryshonin menjëherë mendje.

Në vend që të merrnin sende me vlerë, grabitësit lanë një shënim në një fletore, ku i kërkonin ndjesë pronarit:
“Ju kërkojmë ndjesë, na e bëni hallall!”

Videoja është bërë virale në rrjete sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta, teksa historia tregon një episod të rrallë solidariteti mes shqiptarëve edhe në rrethana të paligjshme.

Poll