MAGAZINË /

E trishtë/ Ndahet nga jeta parakohe moderatorja kosovare Linda Imami

Ajo arriti të sillte yjet e kinematografisë turke në intervista për prodhime televizive kosovare.

Shkruar nga Versus
E trishtë/ Ndahet nga jeta parakohe moderatorja kosovare Linda Imami
Linda Imami

Moderatorja kosovare Linda Imami është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 47 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur e afërmja e saj, Mehrije Mala.

“Shpiiirtiii,driitaa,zemra e hallit,nuk i patēm fjalêt qeshtu breee,na shkrumove zemraaat. U prehsh në Parajsën e pasosur oj bukuri”, shkruan në postim e afërmja e moderatores.

E ndjera, prej muajsh përballej me një sëmundje të rëndë, ndërsa nga muaji korrik i këtij viti po trajtohej në qendrat spitalore më të njohura në Turqi, vend ku kishte ndërtuar edhe familjen e saj.

Më 14 gusht, Imami konfirmoi publikisht diagnozën në rrjetet sociale, ku me pak fjalë dhe shumë optimizëm ndau me miqtë lajmin se po i nënshtrohej trajtimeve mjekësore.

Imami njihej për punën me ciklin e intervistave “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetoheshin në Klan Kosova kohë më parë.

Ajo solli  yjet e kinematografisë turke në intervista për prodhime televizive kosovare.

 

Poll