
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka bërë një deklaratë të pazakontë në Euroneës lidhur me statusin “non-grata” të Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Teksa u shpreh se drejtuesi i fushatës së PD, Christopher Lacivita nuk do të sakrifikonte marrëdhëniet e tij me administratën e SHBA për të ndihmuar Berishën, Mediu tha se shpallja non-grata e kryedemokratit nuk ka ndonjë peshë të madhe. Sipas tij, Berisha mund të aplikojë për të marrë vizë dhe të vizitojë SHBA-të.
“Chris LaCivita ka qenë menaxher fushate, ka pasur një kontratë për menxhim fushatë, e ka të ndaluar me ligj që të bëjë lobim. LaCivita ka theksuar se nuk shkon ndesh me interesat e administratës amerikane dhe që është në marrëdhënie të vazhdueshme me administratën amerikane për atë çfarë po bën në Shqipëri. Ai nuk do sakrifikonte marrëdhënien me administratën për të ndihmuar Berishën.
Non-grata është një histori kot. Menaxheri kryesor i fushatës së Trumpit ishte në krah të Berishës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar në deklaratën tre ditë përpara zgjedhjeve që vendimmarrja për statusin non-grata është një vendimmarrje politike me të cilën ne nuk pajtohemi. Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të ardhur në SHBA”- u shpreh Mediu. Versus.al







