
Moderatorja e njohur Anita Haradinaj ka surprizuar publikun me një ndryshim të papritur në pamje.
Pas shumë vitesh që njihej si bionde, ajo ka vendosur t’i japë fund këtij imazhi dhe është shfaqur me flokë gri-argjendtë – një ngjyrë që i shton elegancë dhe finesë, por edhe një dozë guximi që nuk shihet shpesh në ekranet shqiptare.
Transformimi i saj është pritur me shumë pëlqime. Rrjetet sociale janë mbushur me komente pozitive për mënyrën se si Anita arrin të ruajë hijeshinë dhe stilin në çdo fazë të jetës. Ndjekësit e kanë vlerësuar pamjen e re si “shenjë vetëbesimi” dhe “look modern europian”, duke theksuar se kjo ngjyrë i thekson më shumë tiparet dhe sytë.
View this post on Instagram







