MAGAZINË /

VIDEO/ Nga politika në kinema: Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet ku merr pjesë si aktore

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video ku shfaqen prapaskenat e një xhirimi filmik, duke konfirmuar kështu përfshirjen e saj në këtë projekt të ri artistik.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Nga politika në kinema: Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet ku
Monika Kryemadhi

Pas tërheqjes nga jeta politike, Monika Kryemadhi po i drejtohet një fushe krejt tjetër: aktrimit.

Ish-kryetarja e LSI-së kishte paralajmëruar më herët gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se do të bëhej pjesë e një projekti filmik, por deri tani kishte preferuar të mos zbulonte asnjë detaj konkret.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video ku shfaqen prapaskenat e një xhirimi filmik, duke konfirmuar kështu përfshirjen e saj në këtë projekt të ri artistik.

Ende nuk dihet se çfarë roli ka marrë përsipër Kryemadhi apo detajet e filmit, por postimi ka ngjallur kureshtje të madhe në rrjet.

“Paç fate, me fat,”- shkruan ajo mbi video./Versus.al

 

 

Poll