MAGAZINË /

VIDEO/ “Po talleni, është montazh” legjenda italiane nuk u beson syve pas golit të shpejtë të kuqezinjve

Ish-sulmuesi legjendar i Italisë, Totti është shprehur i habitur pas golit të shpejtë të kuqezinjve.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ “Po talleni, është montazh” legjenda italiane nuk u
Francesco Totti

Me golin e shënuar vetëm 23 sekonda pasi kishte nisur ndeshja me Italinë, Nedim Bajrami hyri në librin e rekordeve në historinë e kampionateve europiane.

Ai arriti të mposhte Donarumën pasi mori topin nga një rivënie anësore e gabuar e Di Marcios. Goli i shpejtë la me gojë hapur tifozët italianë. Por edhe legjenda e Romës, Francesco Totti i cili po ndiqte ndeshjen, nuk u besonte syve.

“Mos po talleni, a është ky një montazh”, dëgjohet të thotë Totti, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: