
Përveç hiteve të saj të njohura, duket se Dua Lipa po bëhet e famshme edhe për kombinimet e saj të pazakonta ushqimore.
Në një video të postuar në TikTok, ajo filloi me fjalët: “Hapi i parë, ‘diet coke’ dhe pastaj lëng turshie, më pas disa turshi”.
Por receta nuk përfundoi këtu. Ajo vazhdoi duke shtuar lëng speci djegës dhe disa copa speci për ta kompletuar pijen.
Ndërsa përgatiti këtë përzierje të pazakontë, ajo u shpreh: “Të gjithë po më shikojnë. Zonja aty para po mendon ‘Çfarë po bën ajo?’”.
Reagimet e miqve të saj për pijen ishin të ndryshme, me disa që shfaqën habi për shijen e fortë të turshisë, por Dua, nga ana e saj, e pëlqeu rezultatin duke thënë: “Kjo është… mmmmmm”.
Megjithatë, fansat e saj reaguan të ndarë për këtë recetë të çuditshme.
Një fans u shpreh me humor: “Shijet e mia do më padisnin nëse do e provoja këtë”, ndërsa të tjerë shkruan: “Kombinim interesant” dhe “Dua, është kjo një shaka?”.








