MAGAZINË /

Video satirike e Jimmy Fallon për Trump dhe Musk bëhet virale në rrjete sociale, mbledh miliona shikime

Shkruar nga Versus
Video satirike e Jimmy Fallon për Trump dhe Musk bëhet virale në
Donald Trump/ Jimmy Fallon/ Elon Musk

Presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk duket se kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre, ndërsa nuk kanë munguar thumbimet në rrjetet sociale.

Për të sjellë një qasje më argëtuese ndaj kësaj situate, komediani i njohur Jimmy Fallon realizoi një intervistë imagjinare me Trump-in, ku e “pyeti” me humor për arsyet e prishjes së marrëdhënieve me Elon Musk.

Sigurisht, kjo nuk është një intervistë e vërtetë, por një montazh satirik, ku Jimmy Fallon i drejton pyetje Donald Trump-it lidhur me marrëdhënien me Elon Musk, ndërsa përgjigjet janë të shkëputura nga intervista të mëparshme të Trump-it në televizion.

Me shumë finesë dhe humor, komediani ka përshtatur reagimet e ish-presidentit në mënyrë që të përputhen me situatën aktuale, duke krijuar një video ironike dhe argëtuese, që është bërë virale në rrjete sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Tonight Show (@fallontonight)

Ky video-montazh ka shkaktuar shpërthime të pafund të të qeshurave duke mbledhur, milionë shikime dhe  pëlqime.

Komentet e përdoruesve janë jashtëzakonisht pozitive, duke vlerësuar ndjeshëm kreativitetin dhe humorin e Jimmy Fallon, ndërsa shumë prej tyre e kanë parë videon me shumë argëtim./Versus.al

Poll