MAGAZINË /

VIDEO / Tifozët e Barcelonës djegin fanellën e Mbappes para finales me Real Madridin, "luftë" me policinë në shesh

Tifozët e të dyja skuadrave kanë udhëtuar me mijëra drejt kryeqytetit të Andaluzisë dhe kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në qytet që herët. 

Shkruar nga Versus

VIDEO / Tifozët e Barcelonës djegin fanellën e Mbappes para

Kur po afron finalja e Kupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Barcelonës e cila do të luhet në Sevilje, janë shënuar disa incidente para ndeshjes së shumëpritur. 

Tifozët e të dyja skuadrave kanë udhëtuar me mijëra drejt kryeqytetit të Andaluzisë dhe kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në qytet që herët. 

Tifozët e Barcelonës krijuan incidente. Disa prej tyre gjetën një fanellë Kylian Mbappe dhe e dogjën në sheshin qendror të qytetit. 

Po ky nuk ishte i vetmi episod. Tifozët u përleshën edhe me forcat e sigurisë në Plaza Nueva.

Sipas gazetës Diario de Sevilla, incidenti ka nisur kur një grup tifozësh të Barcelonës, të cilët ishin mbledhur nëpër kafene dhe tarraca, i kanë vënë flakën mobiljeve në tarracën e një lokali.

 

Policia u detyrua të ndërhyjë për të kontrolluar situatën dhe arrestoi persont e përfshirë në incident, por njoftoi se nuk janë regjistruar lëndime të rënda apo dëme të mëdha. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: