
Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes me Andorrën. Me grupin janë bashkuar tre futbollistë të tjerë, pikërisht Thomas Strakosha, Nedim Bajrami dhe Mirlind Daku.
Federata ka publikuar disa fraksione nga seanca stërvitore ku vërehet se disa futbollistë po e ndiejnë më shumë të ftohtin. Ndërkohë FSHF njoftoi se nesër në orën 17:00 do të mbahet konferenca për shtyp në prag të duelit me Andorrën, ndërsa në orën 18:00 është seanca e fundit stërvitore.
"Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet në Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.
Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.
Nesër Kombëtarja do të udhëtojë drej Andorrës ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare të orës 18:00. Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencë për shtyp, të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Fshf Tv", njofton FSHF.
