Është padyshim sangria më e shtrenjtë dhe absurde në histori, dhe për arsye të mirë: ajo është bërë me disa shishe... Petrus, një nga verërat më prestigjioze të Bordosë, e vlerësuar midis 3000 dhe 4000 euro për shishe, raporton Le Figaro .
Ky ritual festiv, në pamje të parë banal, u zhvillua në një lokal në ishullin Sainte-Marguerite, në brigjet e Kanës. Një grup pushuesish, dukshëm shumë entuziastë, kanë zbrazur disa shishe verë në një tas sallate për të përgatitur sangria. Veç që nuk është ndonjë verë dosido por... Petrus.
Petrus, nuk është as më shumë e as më pak veçse një nga verërat më të mira në botë, ose të paktën një nga më prestigjiozet.
Ndërsa sangria mbetet një pije në të cilën frutat përzihen në disa litra verë të kuqe, të ëmbëlsuara me erëza, sheqer, lëng portokalli dhe limonadë. Prandaj është e rrallë, për këtë përzierje tipike spanjolle, të përdoret verëra luksi vintage. Por ndryshe mendon ky grup pushuesish, disa prej të cilëve mbanin në kyçet e dorës ora Rolex.
View this post on Instagram
Sipas Le Figaro, shishet e “sakrifikuara” për të bërë sangria të ishin të viteve 2006 dhe 2011, duke kushtuar 3800 dhe 3200 euro secila. Një spektakël i dhimbshëm dhe e papërballueshëm për shumë dashamirës e njohës të vërtetë të verës.
Gjithçka ka ndodhur sipas somelierit francez Philippe Faure-Brac: “Është sikur të ndezësh zjarrin me një pikturë të Pikaso, punën e bën, por demi është i madh.” - shtoi ai.
Shtëpia e prodhimit të verës Petrus nuk e komentoi performancën. Sa i përket lokalit në fjalë, emri i të cilit nuk u bë i ditur, pasi do të qëndrojë diskret, disi i turpëruar nga përmasat e “aferës” në rrjetet sociale...







