MAGAZINË /

Vranësira dhe temperatura të larta, si parashikohet të jetë moti gjatë ditës së sotme

Parashikimi i motit, 2 tetor.

Shkruar nga Versus

Vranësira dhe temperatura të larta, si parashikohet të jetë

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim të thata me origjinë jugore.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites të cilat vijnë në shtim gradual në orët e vona të mbrëmjes.

Era pritet të jetë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 25°C  

në zonat e ulëta 9 deri 29°C                       

në zonat bregdetare 13 deri 29°C. Versus.al

Poll