Një deklaratë e fundit e G-Banit në rrjetin social TikTok ka sjellë pasoja të menjëhershme, duke nxitur reagime të forta dhe anulimin e një koncerti të planifikuar.
Në një video të publikuar së fundmi, G Bani u shpreh:
“Po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-n”, një koment që u konsiderua i papërshtatshëm dhe ofendues nga shumë ndjekës dhe veçanërisht nga organizatorët e festivalit “Muaji i Mërgatës” në Drenas.
Përmes një deklarate zyrtare, organizatorët njoftuan anulimin e performancës së tij të planifikuar për mbrëmjen e nesërme, duke e cilësuar gjuhën e artistit si “të papranueshme, fyese dhe pa etikë”.
Ata theksuan se ky festival ka për qëllim të promovojë bashkimin, respektin dhe vlerat kulturore të shqiptarëve, kudo që ndodhen, dhe se qëndrime të tilla nuk kanë vend në këtë ngjarje.
Në një reagim pasues, G Bani sqaroi se komenti i tij ishte i drejtuar vetëm ndaj një grupi ndjekësish që e kishin ofenduar personalisht, dhe jo ndaj qytetarëve të Kosovës në tërësi.
Megjithatë, për organizatorët e festivalit, ky sqarim nuk ishte i mjaftueshëm për të ndryshuar vendimin.
View this post on Instagram







