Përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e vendit të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës Perëndimore.
Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa vija bregdetare do të vijojë me kthjellime gjatë pasdite dhe mbrëmjes.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në zonat e Verilindjes deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e lehte dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë. Versus.al







