MAGAZINË /

Vranësira të dendura dhe reshje shiu në këto zona të vendit, si pritet të jetë moti sot

Parashikimi i motit, 27 shtator.

Shkruar nga Versus

Vranësira të dendura dhe reshje shiu në këto zona të

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezente prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Temperaturat më të larta do shënohen në Elbasan e Berat me 28 gradë celcius. Era me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al

Poll