MAGAZINË /

Xheraldina Vula flet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës: Na tronditi si familje! Me Sarën marrëdhënia është e njejtë

E njohur për sinqeritetin dhe qëndrimet pa filtra, Xheraldina ka pranuar se lajmi për ndarjen e djalit të saj me Sarën ka qenë i papritur dhe i vështirë për gjithë familjen.

Shkruar nga Versus

Xheraldina Vula flet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës: Na tronditi si

Ndarja e shumëpërfolur mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës vijon të mbetet në fokusin e publikut dhe mediave.

Së fundmi, ka ardhur një reagim edhe nga nëna e reperit, Xheraldina Vula, e cila foli hapur për herë të parë në një intervistë për Klan Kosova.

E njohur për sinqeritetin dhe qëndrimet pa filtra, Xheraldina ka pranuar se lajmi për ndarjen e djalit të saj me Sarën ka qenë i papritur dhe i vështirë për gjithë familjen.

“Po, na tronditi si familje. Nuk ishte diçka që e prisnim,” – u shpreh ajo, pa hyrë në detaje të mëtejshme.

Reagimi i saj ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth prapaskenave të kësaj ndarjeje, që ende mbetet e pazbardhur për publikun.

Asnjë prind nuk gëzohet kur fëmija i tij ndahet, sidomos kur bëhet fjalë për një çift që ka qenë aq i mirë së bashku. U ndjemë shumë keq, ishte befasuese për ne,” tha ajo.

Megjithatë, ajo nënvizon se vendimet për marrëdhëniet e tyre u përkasin të rinjve: “Nuk kemi pasur qejf fare, por të rinjtë nuk na pyesin. Ata bëjnë zgjedhjet e tyre.”

Pavarësisht ndarjes, Xheraldina theksoi se marrëdhënia e saj me Sarën nuk ka ndryshuar.

Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën lidhje. Nuk ka asnjë antagonizëm mes nesh. Ajo vazhdon të kujdeset për vajzën, e sjell tek gjyshja, vjen e na viziton. Gjërat janë shumë korrekte mes nesh.”

Poll