Shumë njerëz e kanë harruar martesën e parë të Monica Belluccit, e cila ndodhi para se ajo të fitonte famën ndërkombëtare. Kohët e fundit, në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi nga kjo martesë, që tregojnë bukurinë e jashtëzakonshme të divës italiane.
Monica tha “po” për herë të parë fotografit Claudio Carlos Basso, me të cilin u njoh përmes modelingut, shumë përpara se të mund të imagjinonte se do të bëhej yll filmash.

Monica Bellucci filloi të merrej me modelim që në moshën 16-vjeçare, dhe gjatë viteve tetëdhjetë ndërtoi me durim karrierën e saj, duke udhëtuar herë pas here në Milano dhe Paris, ndërsa qyteti i saj i lindjes, Città di Castello në Umbria, mbeti baza e saj.
Megjithëse ishte e suksesshme si modele, ajo regjistroi studimet e drejtësisë në Universitetin e Perugias dhe përpiqej të kishte sa më shumë mundësi. Më vonë, në fund të viteve tetëdhjetë, ajo arriti të shfaqej në faqet e para të edicionit francez të revistës Elle dhe të edicionit spanjoll të Vogue.
Gjatë kësaj periudhe ajo njihet me Claudio Carlos Basso, i cili e ftoi të pozonte për të kur ajo ishte 23 vjeç, ndërsa ai kishte 28 vjet.
Monica ka treguar në një intervistë se u takuan për herë të parë në vitin 1987, ndjekur nga një lidhje trevjeçare, pas së cilës u martuan në Monte Carlo në ditët e para të vitit 1990.

Mediet e huaja raportuan se bëhej fjalë për një ceremoni të vogël, ku morën pjesë vetëm miqtë më të afërt dhe anëtarët e familjeve të tyre. Sipas fotografive që më vonë u bënë publike, Monica kishte përdorur shumë pak grim, duke vendosur në plan të parë bukurinë e saj mahnitëse.
Megjithatë, edhe pse mes tyre lindi dashuria me shikim të parë, kjo nuk zgjati për gjithë jetën. Çifti u ndan pas vetëm gjashtë muajsh dhe u divorcua zyrtarisht pas 18 muajsh.

Pas martesës, për Monica-n filloi një kapitull i ri në karrierë.
Në vitin 1999, kur u martua me Basso, ajo mori ofertën për të luajtur në miniserinë “Vita coi figli”.
Ishte e befasuar nga kjo ftesë, pasi kurrë më parë nuk kishte menduar të bëhej aktore, por pranoi dhe rezultoi të ishte shumë e suksesshme.
Më vonë gjatë të njëjtit vit, xhiroi edhe filmin “La Riffa”, duke filluar gradualisht të lërë modelimin dhe të fokusohej më shumë tek filmi.
Hapi i saj i parë drejt Hollywood-it erdhi pas divorcit nga Claudio në vitin 1992, kur luajti në filmin “Dracula” të Francis Ford Coppola, si një nga tri serialet e Drakulës. Aty vendosi të përkushtohej seriozisht ndaj aktrimit, të fillonte kurse dhe trajnime, duke nisur kështu historinë e saj si yll ndërkombëtar i filmit.

/Versus.al
