MAGAZINË /

Kush e bindi dhe pse pranoi të ishte pjesë e 'Ferma VIP'? Rrëfehet Elsa Lila: Ishin dy persona të produksionit...

Shkruar nga Versus
Kush e bindi dhe pse pranoi të ishte pjesë e 'Ferma VIP'?
Elsa Lila në Ferma Vip

Këngëtarja Elsa Lila ka rrëfyer në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin arsyet që e shtynë të pranojë pjesëmarrjen në Ferma VIP.

"Të them të drejtën unë kur kam marrë vesh që Elsa Lila do të futet te Ferma me aq sa e njoh thashë qenka bashkuar qielli dhe toka", iu drejtua Arbana, këngëtares.

"U bashkuan në fakt. Por pastaj i ndava prapë", u shpreh artistja.

"Çfarë ndodhi, pse pranove, pse hyre dhe si shkoi?" ishte pyetja që Arbana i drejtoi Elsës. 

"Nuk dua të përmend emra por ata dy emra që më mbushën mendjen ishin mjaft të rëndësishëm për mua saqë unë të pranoja një aventurë, edhe një sfidë pse jo me veten time të tillë", tha ajo.

Elsa theksoi ndër të tjera se ishin dy persona të produksionit me të cilët siç tha ishte rritur artistikisht të cilët e bindën që të jetë pjesë e kësaj aventure. 

"Ishin dy persona të produksionit, të cilët me të cilët unë jam rritur artistikisht kemi bërë gjëra të mrekullueshme bashkë dhe i kam si familje, të cilët më ndërmorën këtë aventurë të mrekullueshme që ishte Ferma VIP. Po të kishte qenë një tjetër lloj formati le të themi pa natyrë nuk do të kisha pranuar por prezenca e natyrës dhe e kafshëve ishte vendimtare".

Atë vit fitues i Fermës Vip u shpall  fitues TikTok-eri Dijonis Biba. /Versus.al

 

 

Tags:

elsa lila

Poll