
Maher Abouzeid, një banakier 23-vjeçar, gjysmë filipinas, gjysmë egjiptian, miku i Mark Antony Samson është rrëfyer për mediat italiane.
23 vjeçari ka treguar se çfarë ndodhi me Mark Antony Samson ditët pasi kreu krimin makabër duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni për atë që ai kishte bërë.
“Natën pasi kreu krimin, ne u takuam së bashku dhe duart e tij ishin të fryrë. E pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe ai më tha që ishte përleshur me dy djem përpara shtëpisë së Ilarias. Por ishte një gënjeshtër. Ishte fillimi i të gjithë gënjeshtrave”, tha si fillim miku i 23-vjeçarit.
Më pas ai shtoi se Mark kishte frikë të linte makinën e tij vetëm, duke u shprehur se trupi i Ilarias mund të ishte ende në makinë.
“Si fillim ai ishte në ankth dhe unë mendova se kjo kishte ndodhur për shkak të ndarjes me Ilarian. Më pas u kthye Marku i vjetër. Ai filloi të qeshte, të këndonte dhe të bënte shaka. U njohëm me dy turiste polake dhe kaluam natën me ato deri në tre të mëngjesit. Madje ato na ftuan dhe në shtëpinë e tyre për më shumë. Por nuk e imagjinoja dot që në ato momente, Ilaria ishte e vdekur”, tha Abouzeid gjatë dëshmisë së tij.
“Pasi mbaruam festën, i thashë Markut që të flinte nga unë pasi ishte vonë, por ai kishte frikë ta linte makinën e tij vetëm. Ai u ndje tepër i tmerruar dhe shpresoj që trupi i Ilarias mos të ishte aty”, përfundoi miku i autorit./Versus.al








