AKTUALITET /

Aksident në Tiranë, makina përplas qytetarin tek vijat e bardha

Shkruar nga Versus

Aksident në Tiranë, makina përplas qytetarin tek vijat e bardha

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një automjet përplasi një këmbësor.

Raportohet se ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Siri Kodra”, ku një kalimtar është përplasur nga një mjet teksa po kalonte vijat e bardha.

Aksident në Tiranë, makina përplas qytetarin tek vijat e bardha

Ambulanca mbërriti në vendngjarje për të transportuar drejt spitalit personin e aksidentuar.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet reagimi i policisë lidhur me ngjarjen./Versus.al

Poll