MAGAZINË /

Medalje e artë për Kosovën, zë vendin e parë në karate në Kampionatin Evropian të Universiteteve

Fortesa Oranan, Elmedina Istogun dhe Vlerë Qerimin u stolisën me medaljen e artë në kategorinë Team Kukite Female të kësaj gare.

Shkruar nga Versus

Medalje e artë për Kosovën, zë vendin e parë në

Ekipi i Kosovës i femrave në sportin e karatesë në përbërje me Fortesa Oranan, Elmedina Istogun dhe Vlerë Qerimin kanë zënë vendin e parë në Kampionatin Evropian të Universiteteve.

Orana, Istogu dhe Qerimi u stolisën me medaljen e artë në kategorinë Team Kukite Female të kësaj gare.

Pas një fillimi pa ndeshje në xhiron e parë, vajzat tona treguan vendosmëri dhe shpirt luftarak në të gjitha duelet duke i dominuar ato:

Kosova 2:1 Azerbajxhani - Fitore e merituar!

Kosova 2:0 Hungaria - Paraqitje mbresëlënëse!

Në finale:

Kosova 2:1 Turqia - Triumf dramatik dhe vendi i parë për Kosovën!