BOTA /

25 vjetori i çlirimit të Kosovës, provokon media serbe: Le të valojë flamuri serb, me Aleksandrin komandant

Nuk kanë munguar provokimet nga ana e mediave serbe me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Media serbe TV Pink ka publikuar një këngë ku lavdërohej presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Shkruar nga B.SH

25 vjetori i çlirimit të Kosovës, provokon media serbe: Le

Nuk kanë munguar provokimet nga ana e mediave serbe me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Media serbe TV Pink ka publikuar një këngë ku lavdërohej presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

‘Të gjithë si një vëlla për një vëlla, me Aleksandrin komandant’ thuhet në tekstin e këngës.

Në sfond dëgjohet zëri i Vuçiçit, ku shprehet: Arra e fortë është frut i çuditshëm, mos e thyeni, por ia thyeni dhëmbët. Ne nuk kemi frikë nga askush, sepse Serbia e lirë dhe liridashëse nuk ka pse të frikësohet.

Tekst i poezisë vijon më pas:  Kosova është e dashur për zemër, e dini se çfarë ndodhi atje, nëna po qan, pret të kthehet djali nga larg. Le të valojë flamuri serb, beteja e ashpër, po luftohet tani të gjithë si një, vëlla me vëllanë, me Aleksandrin komandant.

 

Sot mbushen 25 vjet nga përfundimi i luftës së Kosovës, ku iu dha fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm.

Dita e Çlirimit të Kosovës shënoi kthesën më të madhe në histori.

Më 12 qershor të vitit 1999 në Kosovë hynë rreth 50 mijë trupa të KFOR-it, nga 39 kombe të ndryshme të botës, të cilat ua rikthyen kosovarëve shpresën.

Poll