BOTA /

MEPJ mesazh shqiptarëve në vendet e Gjirit Persik: Tregoni kujdes të shtuar, kontaktoni ambasadat tona

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Shkruar nga Versus

 

MEPJ mesazh shqiptarëve në vendet e Gjirit Persik: Tregoni kujdes

Pas sulmeve të fundit iraniane ndaj bazave amerikane në Katar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka reaguar zyrtarisht duke u bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në vendet e Gjirit Persik të tregojnë kujdes të shtuar.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, Ministria nënvizon rëndësinë e shmangies së zonave të rrezikshme dhe ndjekjes së udhëzimeve të autoriteteve lokale dhe përfaqësive diplomatike shqiptare në rajon.

Për çdo rast emergjent, MEPJ ka vënë në dispozicion kontaktet e ambasadave shqiptare në Katar, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, ku qytetarët mund të kërkojnë ndihmë dhe informacion të mëtejshëm.

Apeli vjen në një kohë të tensionuar për rajonin, ku përshkallëzimi i konfliktit midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ka rritur ndjeshëm shqetësimet për sigurinë e shtetasve të huaj, përfshirë edhe ata shqiptarë që ndodhen për punë apo turizëm në këto vende.

Ministria deklaron se po ndjek nga afër zhvillimet dhe do të informojë qytetarët në kohë reale për çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë e tyre.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:

AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR

Email: [email protected]

Tel: +974 77180778

AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT

E-mail: [email protected]

Tel: +965 2524 0627

AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE

Email: [email protected]

Tel: +966501422449

AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Email: [email protected]

Tel: +971 50 980 7881 /Versus.al

Poll