BOTA /

Merret në pyetje gruaja e Milan Radojiçiqit, drejtuesit të sulmit terrorist në Banjskë

Shkruar nga Versus

Merret në pyetje gruaja e Milan Radojiçiqit, drejtuesit të

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se ka përfunduar intervistimi i gruas së Milan Radojiçiqit.

“Po, intervista me këtë person ka përfunduar dhe më pas është liruar”, ka thënë shkurt Veton Elshani për KoSSev.

Elshani më herët kishte treguar se gruaja e Radojiçiq është intervistuar në prani të avokatit të saj nga Krimet Ekonomike.

“Konfirmojmë se në Mitrovicë Veri është duke u intervistuar ky person në prani të avokatit, me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka deklaruar Elshani për Express.

Radojiçiq, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, në shtator të vitit të kaluar.

Pas sulmit në Banjskë, Policia ka kryer bastisje në pronat e tij në veri, përfshirë edhe një restarant që është në emër të gruas së tij, të cilat janë sekuestruar tashmë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: