
Mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP 5 mbahet një prej emisioneve Prime më të rëndësishme të këtij sezoni pasi dy banorë do të lënë shtëpinë e madhe dhe 3 të tjerë do t’i bashkohen Selinës në finale.
Gara mes banorëve mbetet më e hapur se kurrë pasi ndryshe nga edicionet e tjera, nuk shihet të ketë një figurë qartazi më të favorizuar për fitoren e këtij edicioni. Pesë prej protagonistëve, Miri, Brikena, Mateo, Shëndriti dhe Rogerti janë në pritje të vendimit të publikut, i cili do të përcaktojë se kush vazhdon drejt fazës së fundit dhe kush e mbyll sonte aventurën.
Tre të përzgjedhurit nga televotimi i mbrëmjes së sotme do t’i bashkohen Selinës, e cila tashmë e ka siguruar vendin e saj në finale si finalistja e parë e këtij sezoni. Kështu, do të formohet katërshja përfundimtare, e cila do të përballet kokë më kokë në natën e madhe të finales.
Finalja e këtij edicioni do të mbahet më 18 prill, ku do të shpallet edhe fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh. Versus.al

