BOTA /

Ngjarje makabër në Itali/ Djali vishej si nëna për të marrë pensionin, gjendet trupi i mumifikuar! Ja si u zbulua 57 vjeçari

Flokë të shkurtër në stil femëror, pak make-up, një bluzë me motive të viteve ’70, me perla në qafë dhe vathë të vjetër: kjo është pamja e 57 vjeçarit që paraqitej në Zyrën e Regjistrimit Civil të komunës së Borgo Virgilio për t’I marrë pensionin.

Shkruar nga Versus
Ngjarje makabër në Itali/ Djali vishej si nëna për të
Majtas, një foto e vjetër e Graziella Dall’Oglio; djathtas, djali i veshur si e ëma

Prej tre vitesh ai vazhdonte të merrte pensionin e nënës së tij pa dyshuar askush për asgjë.

Kur vdiq nëna e tij 57 vjeçari nga Mantua dyshohet se fshehu trupin e saj në bodrumin e shtëpisë së tij dhe nuk e raportoi vdekjen e nënës së tij, në mënyrë që t’i merrte pensionin.

Maskimi

Një plan makabër i cili dështoi për shkak të një detaji burokratik: karta e identitetit të gruas kishte skaduar.

Për të zgjidhur probleminin 57 vjeçarit i lindi një ide. Ai u paraqit në zyrën e gjendjes civile të komunës së Borgo Virgilio në qytet me rreth 15.000 banorë në periferi të Mantovës i maskuar si një grua e moshuar e veshur me një fustan gruaje dhe një paruke në përpjekje për t'u paraqitur si nëna e tij për të të marrë rinovimin e dokumentat të saj.

Këto detaje nuk iu shpëtuan punonjëses së regjistrit civil, ku 57 vjeçari u paraqit si e ëma e tij Graziella Dall’Oglio.

Punonjësja e paraqiti menjëherë rastin tek eprorët e saj, të cilët njoftuan kryetarin e bashkisë dhe policinë lokale.

Kështu nisi një hetim i brendshëm që krahasoi foton e bërë në komunë dy javë më parë me atë të kartës së skaduar dhjetë vjet më parë.

Dyshimet u forcuan: ngjashmëria ishte e dukshme, por nuk mund të ishte zonja Dall’Oglio, shtëpiake dhe e vejë e një doktori të ndjerë disa vite më parë.

Arsyeja: ai merrte çdo vit pensionin e saj dhe deklaratat e të ardhurave nën emrin e saj, një shumë jo e vogël prej 53 mijë eurosh, që përbëhej nga pensioni i bashkëshortit të ndjerë mjek dhe të ardhurat nga pronat familjare.

Ngjarja mori një kthesë makabre kur, gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, policia zbuloi trupin e mumifikuar të nënës së tij në një dhomë të veçantë.

Historia ka ngjallur habi dhe tmerr në qytet, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar detajet e sakta të këtij rasti jashtëzakonisht të çuditshëm dhe tragjik./Versus.al

 

Poll