
Australi- Një aeroplan i vogël në Sydney ka bërë një ulje emergjente në aeroport ku ka rrezikuar të përplaset me objektin e aeroportit.
Pamjet e publikuara nga AP, tregojnë momentin kur aeroplani Cessna ka fluturuar vetëm pak metra mbi pemët dhe shtëpitë para se të ulej në pistën e aeroportit Bankstoën.
Videoja e momenteve dramatike për personat në bord, është filmuar nga një helikopter ndërsa autoritetet australiane kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të incidentit që e detyroi pilotin të kryente ulje emergjente.








