BOTA /

''Skandal për njerëzimin'', Papa Leo XVI për luftën në Lindjen e Mesme: Duhet armëpushim i menjëhershëm

Papa Leo tha se nuk mund të heshtim përballë një situate të tillë për njerëzimin.

Shkruar nga Versus

''Skandal për njerëzimin'', Papa Leo XVI për

Papa Leo tha të dielën se vdekjet dhe vuajtjet e shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme janë një "skandal për të gjithë familjen njerëzore", duke përsëritur thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm.

Ndërsa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit hyn në javën e saj të katërt, papa i parë amerikan tha se vazhdon të ndjekë me "shqetësim" situatën në Lindjen e Mesme dhe në rajone të tjera të shkatërruara nga lufta dhe dhuna.

"Nuk mund të heshtim përballë vuajtjeve të kaq shumë njerëzve, viktimave të pambrojtura të këtyre konflikteve. Ajo që i lëndon ata, lëndon të gjithë njerëzimin", tha Leo në lutjen e tij javore Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit.

“E përtërij fuqimisht thirrjen time që ne të këmbëngulim në lutje, në mënyrë që armiqësitë të pushojnë dhe më në fund të hapet rruga për paqen”, shtoi ai. Versus.al

Poll