POLITIKË /

200 mln lekë të taksave të shqiptarëve për dietat, udhëtimet e qiratë e deputetëve! 1.2 miliardë për paga

Në vitin që lamë pas, dokumenti i analizës së Kuvendit tregon shpenzimet e majme për paga e 'luks' të deputetëve, ndërsa një shumë e vogël ka shkuar për investime.

Shkruar nga Versus

200 mln lekë të taksave të shqiptarëve për dietat,

Kuvendi ka shpenzuar 1.2 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve për vitin që lamë pas vetëm për paga, kontribute të sigurimeve shoqërore të deputetëve, stafeve të tyre dhe administratës. Ndërsa rreth 200 milionë lekë janë shpenzuar për dieta, telefona, karburant, honorare, komisione dhe qira për ata që nuk jetojnë në Tiranë.

Analiza e zbatimit të buxhetit të Kuvendit, tregon se për vitin e kaluar, rreth 60 milionë lekë janë harxhuar për udhëtime jashtë vendit me bileta, dieta dhe akomodim për deputetët, stafin dhe administratën. Dhjetëra miliona lekë kanë shkuar për ekspertë të jashtëm, vendime gjyqësore, mirëmbajtje elektronike dhe ambiente zyrash, 30 milionë lekë për transkriptim me inteligjencë artificiale, 5.6 milionë lekë për sistem ndërveprimi me publikun, 1.2 milionë lekë për aplikacionin “Kuvendi i Shqipërisë” dhe blerja e dy automjeteve me vlerë 14.5 milionë lekë dhe mobilim i ri për sallat e komisioneve parlamentare (23 milionë lekë).

200 mln lekë të taksave të shqiptarëve për dietat,
Pjesë nga dokumenti i Kuvendit

Çfarë vihet re nga kjo analizë e publikuar është se shumë shpenzime nga taksat e shqiptarëve bëhen për dieta, udhëtime dhe paga. Ndërsa një pjesë shumë e vogël shkon për investime në teknologji apo mirëmbajtje.

“Gjatë vitit 2025 janë lëshuar 116 urdhra udhëtimi jashtë shteti, për 437 pjesëmarrës në aktivitete jashtë vendi (deputetë dhe staf politik e administrative), nga të cilët 186 deputetë dhe 60 staf politik“, thekson raporti ndër të tjera. Versus.al

Poll