POLITIKË /

50 ditë protesta! Shqiptarët vendosin rekord, rezistenca më e gjatë në vitet e fundit në Evropë e botë

Në vitet e fundit, nuk ka patur rezistencë të tillë që të zgjasë kaq gjatë me protesta të përditshme në kulmin e të nxehtit.

Shkruar nga Versus

50 ditë protesta! Shqiptarët vendosin rekord, rezistenca më e

Shqipëria ka hyrë në listën e vendeve ku janë mbajtur protestat më të gjata ndër dekadat e fundit. Ajo që nisi si një revolutë për Zvërnecin ku u mor zvarrë një qytetar që protestonte kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura, u kthye shpejt në një lëvizje mbarëkombëtare e më gjerë ku qindra mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit protestuan kudo që ndodheshin duke kërkuar largimin e qeverisë aktuale dhe të gjithë klasës së vjetër politike.

Dje u bënë plot 50 ditë që protestuesit mbushën sheshin para kryeministrisë me kërkesat për anulimin e ligjit të ndërtimeve në zonat e mbrojtura, anulimin e “Paketës së Maleve”, kodin e ri zgjedhor, kufizimin e mandatit të kryeministrit në 2 të tilla dhe dorëheqjen e qeverisë aktuale duke u zëvendësuar nga një qeveri teknike me afat 1 vjeçar.

Qëndresa e qytetarëve shqiptarë për një periudhë kaq të gjatë pa mbështetur një parti të caktuar politike, por interesin kombëtar, e ka futur protestën në librat e historisë. Për më tepër bëhet fjalë për protestë aq të gjatë në kulmin e temperaturave të verës. Në vitet e fundit, pavarësisht revoltave në vende të caktuara, nuk ka një vend ku protestat të kenë zgjatur aq gjatë dhe që gjithçka të ketë qenë paqësore, me përjashtimin e disa protestave para Kuvendit gjatë ditëve të fundit ku pati përplasje mes protestuesve e policisë.

Protesta që tanimë njihet si “Revolucioni i Flamingove” u pasqyrua në mediat më të mëdha ndërkombëtare duke bërë që edhe turistët që vinin në Shqipëri të merrnin pjesë në protestë. Qytetarët kanë paralajmëruar se revolta e tyre nuk dotë ndalojë dhe do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës nga pushteti dhe zëvendësimin e klasës së vjetër politike për t’i dhënë fund tranzicionit të stërgjatur. Versus.al

Poll