POLITIKË /

Asnjë veprim! Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Në arsyetimin e saj, Gjykata theksoi se vendimet ose veprimet e mundshme pas datës 26 korrik mund të shkaktojnë “dëme të pariparueshme për rendin kushtetues dhe funksionimin e institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës”.

Shkruar nga Versus

 

Asnjë veprim! Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendos masë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, duke pezulluar çdo veprim të deputetëve të zgjedhur për konstituimin e Kuvendit nga data 27 korrik deri më 8 gusht 2025.

Në arsyetimin e saj, Gjykata theksoi se vendimet ose veprimet e mundshme pas datës 26 korrik mund të shkaktojnë “dëme të pariparueshme për rendin kushtetues dhe funksionimin e institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës”.

Masa e përkohshme ex officio erdhi pas pranimit të dy lëndëve të dorëzuara nga PDK dhe LDK, të cilat tashmë janë bashkuar për shqyrtim. Gjykata ka pranuar edhe komente nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe një kërkesë të veçantë nga presidentja Vjosa Osmani, e cila është regjistruar si lëndë e ndarë.

Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit skadon më 26 korrik, por mungesa e konsensusit mes partive politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit ka ndikuar në situatën e krijuar. Gjykata theksoi se vendimi është në interes publik dhe i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues. /Versus.al

Tags:

kosove

Poll