POLITIKË /

Bashkia Tiranë si 'Pallati Versajës', Ristani heq mobiljet e Veliajt! Tender 465 MLN lekë për poltronë rrotullues e kasafortë sekrete

Në Bashkinë e Tiranës ka nisur një revolucion… industrial? Kryetarja e komanduar Anuela Ristani ka vendosur të heqë çdo gjurmë të Veliajt nga zyrat duke ndërruar mobiljet.

Shkruar nga Versus
Bashkia Tiranë si 'Pallati Versajës', Ristani heq mobiljet e
Fotomontazh: Tenderi, Anuela Ristani dhe Bashkia Tiranë

Në Bashkinë e Tiranës ka nisur një revolucion… interiori? Kryetarja e komanduar Anuela Ristani ka vendosur të heqë çdo gjurmë të Veliajt nga zyrat duke ndërruar mobiljet. Mbi 465 milionë lekë, pa TVSH janë hedhur për një ‘operacion estetik’ që do të prekë çdo qoshe të selisë bashkiake – një “makeover” burokratik me poltronë rrotullues, tavolina të bardha si në Washington dhe një kasafortë sekrete.

Komisioni i tenderit i autorizuar nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e ka ndarë prokurimin në dy lote: Loti 1: “Pajisje për zyra” dhe Loti 2: “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”.

Vlera e pritshme e kontratës është 46,482,958 lekë pa TVSH, ose 473,784.09 Euro pa TVSH, e ndarë në lote: Loti 1: “Pajisje per zyra”, me fond limit 15,408,601 lekë pa tvsh; Loti i dytë – “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë” me fond 31,074,357 lekë pa tvsh. Anuela Ristani ka bërë vënë çdo zanatçi në sikletin për të performuar. Kërkohet Poltron Rrotullues, me mekanizëm që lëviz sa majtas sa djathtas. 

Bashkia Tiranë si 'Pallati Versajës', Ristani heq mobiljet e

Bashkia Tiranë si 'Pallati Versajës', Ristani heq mobiljet e

Afati për sjelljen e mobiljeve është një vit. Një vit për një kolltuk. Një vit për një tavolinë. Një vit për një kasafortë dhe mbajtëse çadrash. Në një vend ku njerëzit presin me muaj për një zgjidhje banale, bashkia jep dymbëdhjetë muaj për të pajisur zyrat me komoditet, jo për të shërbyer më mirë, por për të qëndruar më rehat. 

Por ajo që bie më shumë në sy nuk është fatura. Është kujdesi. Kujdesi që t’i ketë të gjitha: edhe krahët e kolltukut me mekanizëm gaz-shkarkues, edhe pasqyrat për reflektime të thella, edhe kasafortat ku ruhen sekretet institucionale… apo ndoshta vetëm çelësat e rehatisë. Një listë kërkesash më e gjatë se listat e pritjes në spitalet publike. Dhe gjithçka me afat të mirëllogaritur – një vit. As shpejt, as ngadalë. Si çdo ndryshim që ndodh kur ndryshimi s’është më urgjencë, por dekor.

Në një Tiranë ku gjithçka ndërtohet me shpejtësi, zyrat mobilohen me ngadalësi. Sepse ndoshta nuk ka më nxitim për të bërë, por vetëm për të qëndruar. Dhe nëse kjo është ajo çka e bën pushtetin të duket serioz – një tavolinë ovale, një raft për librat e pazbuluar dhe një karrige që rrotullohet në vend, atëherë çdo qytetar e ka marrë përgjigjen që kërkonte, nëpër katalogë. Versus.al

Poll