
Opozita e kërkoi me forcë, madje bëri edhe protesta, bllokoi dhe kuvendin, e çështja shkoi deir tek ndërkombëtarët të cilët i kërkuan mazhorancës që të plotësonte kërkesat.
Bëhet fjalë për komisionet hetimore në Kuvendin e Shqipërisë që ishin bllokuar për disa muaj, deri sa u ndryshua ligji për rregullimin e tyre.
Por pas nisjes së funksionimit të tyre dhe seancave të gjata, duket se rezultatet nuk pritet që të jenë ashtu siç prisnin deputetët e opozitës.
Në fakt, Komisioni Hetimor i ngritur për koncensionet në shëndetësisë, ka përfunduar më shumë në një komision ku dalin batuta dhe akuza verbale, por pa asnjë provë.
Në fakt edhe pse dosja ndodhet në SPAK, në lidhje me këto koncensione, që është janë po denoncime të opozitës, me të njëtat letra po luhet edhe në komisionet hetimore.
Drejtuesja e këtij komisioni Albana Vokshi e cila ka bërë denoncimet në SPAK kundër ministrave të shëndetësisë, me të njëjat dosje është duke bërë edhe hetimin e saj personal në komisionin hetimor në Kuvendin e Shqipërisë.
Por çfarë ndodh në këtë komision?
Në fakt, më shumë se gjetja e provave konkrete dhe nxjerres së të dhënave që i shërbejnë hetimeve që po zhvillohen paralelisht nga prokuroria, ky komision është karakterizuar nga batutat mes deputetëve që janë anëtar dhe dëshmitarëve.
Këta të fundit shumica janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë apo dhe mjekë, emrat e të cilëve kanë dalë në dokumentet e nënshkruara gjatë viteve kur janë dhënë këto koncensione.
Shumica e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që kanë dëshmuar në komisionin hetimor për koncensionet, nuk kanë dhënë asnjë detaj apo provë për përfshirje në këto procese. Edhe pse kanë qenë anëtar komisionesh, ata janë shprehur se, kanë firmosur për letrat si komision dhe nuk kanë parashikuar se çfarë do të ndodhte më shumë.
Disa prej tyre edhe “kishin humbur memorien” dhe nuk mbanin mend, pasi kishin kaluar vite dhe procedurat tashmë ishin konsoliduar dhe koncensionet janë nën funksion duke shërbyer nëpër spitale.
Ata janë justifikuar se, edhe pse mungonte studimi i fizibiletit, sërish kontrata ishte nënshkruar.
Ish-drejtori i spitalit të Shkodrës edhe pse pranoi se i kishin paguar kompanisë së sterilizimit më shumë se 9 mln lekë shpenzime, ujë e drita, ai tha se, koncensoni ishte i mirë dhe po funksionte.
Ardian Dajti: Nuk e kam pasur kontratën e plotë të sterilizimit kur u emërova. Koncesioni kish filluar më herët. Ju kemi dhënë ambiente për koncesionarin por nuk jam i sigurt nëse ishte me pagesë apo jo. Spitali ka pasuar të gjitha, qiranë, ujë, e drita.
Edmond Spaho: 9.6 mln lekë ujë e drita për punën e spitalit i pagoi për koncesionarin.
Ardian Dajti: Ndryshimi është shumë i madh. Jo vetëm veglat që janë të sterilizuara, por koncesionari solli edhe materialet e buta, kur ne kemi punuar me bluza të shqyera, ose me kapele që i zienim në ujë të nxehtë. Sot i kemi një përdorimshe.
Në komisionin hetimor ka qenë i ftuar si dëshmitar dhe mjeku në pension, Petro Mersini, ish-drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor, pjesë e Komisionit të Sterilizimit që kur u krijua grupi i punës me urdhër të ish-ministrit Ilir beqaj në gusht të 2014.
I akuzuar nga SPAK për 'falsifikim dokumentash' dhe 'shpërdorim detyre', Mersini u shpreh se ky koncesion u konceptua si rruga më e drejtë për të rregulluar shërbimet spitalore. Sipas tij kjo ishte një inovacion dhe se e ka zgjidhur problemin. Gjithashtu gjatë dëshmisë së tij mjeku u shpreh i irrituar për zgjatjen e hetimeve të kësaj çështje.
''Se kush e ka bërë denoncimin nuk e di. E filloi Prokuroria e Tiranës dhe e mbylli. Na mbajti nga pesë orë aty dhe e mbylli procedurën se nuk ka shkelje. E mori ajo tjetra e Krimeve të Rënda e mbylli dhe ajo. E mori SPAK ka tre vite nuk po e mbyll sa u thashë herën e fundit po mbylle se na morët shpirtin për çfarë na mbani. O na fusni brenda o na nxirrni jashtë. Të thuash të keqen e Enverit, një muaj të bënte gjyqin të fuste brenda' u shpreh para Komisionit mjeku Petro Mersini.
Në këtë komision dëshmoi edhe ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj, i cili është në burg pikërisht për këtë koncension dhe koncensionet e tjera, që janë denoncuar nga opozita.
Nga salla e kuvendit, Rrjepaj deklaroi se gjithçka ishte bërë sipas rregullave dhe ligjeve, ndërsa akuzoi SPAK se akuza ndaj tij ishte herezi.
Klodian Rjepaj: 4 vite nuk u vu në punë reparti i sterilizimit sepse ishte produkt i planifikimit për të blerë artikuj... E vetmja akuzë që më bëhet është herezi. Nuk ka asnjë element. Nuk ka asnjë kosto mbi kostot e referencës përkundrazi janë ulur me 20 -30% të gjitha kostot e ndërtimit të këtij programi. Nëse do të bënim prapë koston me prokurorim publik ku do ti blinim instrumentet në uzinën e Gramshit apo Poliçanit”
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme në vijim të mbledhjes së Komisionit Hetimit ë Shëndetësisë për dy koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up, ka dëshmuar mjeku, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, Genc Byrazeri.
Ky i fundit, e cilësoi daljen e tij para komisionit hetimor, si “minutat e tij të famës”.
“Prit, janë minutat e famës time, nuk mi merr njeri këto minuta të famës. Të ketë dhe mesazhe pozitive, të administrohen dhe dokumente pozitive, jo sterr të zeza, të ketë pak ngjyra”, tha Byrazeri, i thirrur si dëshmitar.
Byrazeri në fakt është edhe kushëri me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili është në burg, por jo për koncensionet e shëndetësisë, por për abuzim me paratë e BE-së.
Si prolog duhet thënë se, Komisioni Hetimor për Koncensionet në Shëndetësisë, deri më tani nuk ka sjellë asnjë provë, përveç se akuza politike, shumë ndryshe nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, ku raporti përfundimtar i tij u dorëzua në SPAK dhe u bë bazë për hetimet që vazhdojnë prej vitesh dhe janë çuar në burg ish-ministra, deputetë, dhjetëra zyrtarë të lartë dhe të të gjitha shkallëve të administratës.








