POLITIKË /

Batuta e Berishës në konferencë me gazetarët: Fushata nesër mbetet surprizë! ‘Çifti’ do paraqitet me kostum e fustan

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur me batutë pyetjes së gazetarëve se çfarë suprizash ka Partia Demokratike nesër, kur edhe do të çelë fushatën elektorale.

Shkruar nga Versus

Batuta e Berishës në konferencë me gazetarët: Fushata

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur me batutë pyetjes së gazetarëve se çfarë suprizash ka Partia Demokratike nesër, kur edhe do të çelë fushatën elektorale.

Berisha tha se nuk mund të jepte detajet për çeljen e  fushatës nesër pasi është suprizë. Por duke krahasur me një ceremoni martesore, Berisha u shpreh se çifti dashurohet muaj apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet krejt ndryshe dhe të gjithë pavarësisht se i kanë parë mijëra herë, vrapojnë t’i shohin atë ditë si çift, me kostumin e nusërisë.

Sali Berisha: Rama është i tmerruar nga vota e lirë. Unë s’jap përqindje dhe numra se nuk jam profet. PD ka një mbështetje madhore kombëtare të qytetarëve shqiptarë për fitoren më 11 maj. Ju shikoni entuziazmin që ekziston sot në Shqipëri. Ndërkombëtarët mbështesin votën e lirë të shqiptarëve.

Fushata nesër mbetet surprizë, s’mund të jepen detaje se është surprizë. Çifti dashurohet muaj apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet krejt ndryshe dhe të gjithë pavarësisht se i kanë parë mijëra herë, vrapojnë t’i shohin atë ditë si çift, me kostumin e nusërisë. Ndaj, të gjitha surprizat janë nesër./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: