POLITIKË /

“BE e zbehur ka nevojë më shumë se kurrë për myslimanët shqiptarë dhe Turqinë”, Rama bën “bilancin” strategjik

Ndër të tjera, ai u shpreh se myslimanët e Shqipërisë, jo që nuk janë problem, por janë një vlerë e shtuar për të qenë anëtarët e rinj të BE-së

Shkruar nga Versus

“BE e zbehur ka nevojë më shumë se kurrë për

Kryeministri Edi Rama ka shtruar iftar këtë mbrëmje në Tiranë në muajin e shenjtë të Ramazanit, ndërsa ka lëshuar edhe deklarata të forta në fjalën e tij.

Ndër të tjera, ai u shpreh se myslimanët e Shqipërisë, jo që nuk janë problem, por janë një vlerë e shtuar për të qenë anëtarët e rinj të BE-së

“Europa sot ka nevojë për sa më shumë qytetarë dhe partnerë luajalë të besimit Islam siç janë myslimanët shqiptarë, por edhe për 5 shtyllat e urtësisë së tij për t’u mëkëmbur ndërkombëtarisht dhe për të forcuar sigurinë e vet gjeopolitike”, tha Rama.

Ai shkoi edhe më tej, duke thënë se Europa sot ka nevojë për Turqinë dhe aleatët në Lindjen e Mesme, po ashtu edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Në profilin e saj të zbehur strategjik, Europa ka nevojë sot më shumë për Turqinë dhe aleatët e tjerë të Lindjes së Mesme sesa Turqia dhe aleatët e Lindjes së Mesme kanë nevojë për Europën e sotme.

Për të njëjtat arsye, BE ka nevojë sot për shtetet ballkanike dhe popujt e tyre pjesërisht myslimanë dhe tërësisht dhe rrënjesisht europianë, po aq sa ne kemi nevojë për BE-në”, tha Rama

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: