POLITIKË /

“BE s’të jep gurin të çash kokën”, Rama vë në siklet komisioneren: Thotë bëni detyrat, pastaj ngjisim Korabin

Shkruar nga Versus

“BE s’të jep gurin të çash kokën”, Rama

Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos vizitoi sot për herë të parë Tiranën, ku pas takimit me kryeministrin mbajti edhe një konferencë për mediat.

Teksa u shpreh e bindur se kapitujt e negociatave do të përfundohen brenda 2027-ës, Kos tha se pasi kjo të ndodhte do të ngjitet në malin e Korabit, që është edhe më i larti në Shqipëri.

Kësaj deklarata, nuk ka ngurruar t’i përgjigjet kryeministri Edi Rama i cili me batutë tha se Bashkimi Europian nuk lëshon pe në asgjë dhe se edhe për të ngjitur malin e Korabit, duhet që në fillim Shqipëria të mbyllë negociatat.

“Negociatat nuk janë muhabete, janë të bazuara në rezultate në çfarë duhet të bëjmë jo çfarë duhet të themi. Se BE nuk të fal, nuk të jap asnjë gur për të vrarë veten. Siç themi ne nuk të japin as gur për të çarë kokën, jo më të të japin mbështetje e të të fusin atje. Këta për të penguar të pengojnë sa të duan edhe pa të drejtë. Për të të dhënë një gjë më shumë, duhet të bësh detyrat.

E patë si tha Marta shkojmë në mal të kënaqemi, pasi të kemi bërë detyrat. Bëni detyrat tha futuni në BE dhe pastaj do shkojmë në mal. Marta ka qenë kampione olimpike. Mund të thoshte hajde shkojmë, por thotë të futemi në BE pastaj shkojmë”- deklaroi Rama.

Komisionerja e kaloi me buzëqeshje këtë koment të Ramës duke thënë se i qëndron dëshirës për t'u ngjitur në malin e Korabit. Versus.al

Poll