
Gjykata Administrative ka rrëzuar sot kërkesën e bërë nga Fredi Beleri dhe PBDNJ për pezullimin e zgjedhjeve që pritet të mbahen në Himarë më 4 gusht. Kjo është kërkesa e dytë e bërë nga Beleri në gjykatë administrative pasi ajo e para ishte rrëzimi i dekretit të presidentit Bajram Begaj.
Ndërsa kërkesa e dytë që u rrëzua sot, kishte në thelb pezullimin e dekretit të Begajt për datën në fuqi të zgjedhjeve në Himarë derisa gjykata të merrte vendimin mbi dekretin e Begajt. Kërkesa e Belerit dhe e PBDNJ për anullimin e datës për zgjedhjet në Himarë, ishte me pretendimin se presidenti Bajram Begaj nuk kishte respektuar afatet për shpalljen e datës, duke e dekretuar atë brenda ditës kur KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
Zgjedhjet në Himarë pritet të mbahen këtë të dielë me 4 gusht, me kandidatë Petro Gjikurinë dhe Vangjel Tavon. Versus.al








