POLITIKË /

“Berisha e kishte dhënë sinjalin për shitjen e zgjedhjeve”, Alibeaj: PD nuk donte të ishte në qeveri

Shkruar nga Versus

“Berisha e kishte dhënë sinjalin për shitjen e  
Enkelejd Alibeaj, drejtuesi i partisë "Djathtas 1912" i cili nuk arriti të siguronte mandat për të qenë në legjislaturën e ardhshme, foli për "shitjen" e zgjedhjeve të 11 majit.

Alibeaj deklaroi në A2Cnn se Berisha e kishte dhënë sinjalin më herët se po shiste zgjedhjet. Sipas tij, edhe njerëzit e kuptuan se Berisha nuk synonte të ishte në qeveri.

“Sipas optikës time ndodhi ajo që në sytë e publikut u pa që ndeshja ishte e shitur. Ishte ajo që ndodhi në korrikun e vitit të kaluar me kodin zgjedhor. Nuk po them që kodi ishte shkaku i vetëm, është shkaku kryesor kur në sytë e publikut u injektua pa doreza sinjali nga Berisha që këto zgjedhje po i shes. Dhe çfarë ndodhi, nuk po flas për listat, 12 mandatet në tryezë dhe votën e diasporës që iu dha Ramës ka kontroll.

Njerëzit kuptuan që Sali Berisha nuk kishte sy për qeverisje. Nëse këta e kanë shitur ndeshjen, përse mos bëjmë dhe ne një sjellje të tillë për t’u konformuar me situatën. Rama mori po aq vota sa 4 vite më parë megjithë skandalet dhe gjysmat e figurave pas hekurave. Edi Rama ka fituar”, tha mes të tjerash Alibeaj. Versus.al

Poll