POLITIKË /

Berisha publikon video-montazhin tallës ndaj Dumanit, deputetja demokrate: Më turpëron!

Një video-montazh ku fotoja e prerë e Dumanit i është vendosur një personazhi vizatimor, Berisha ka ironizuar situatën aktuale të SPAK në raport me veprimet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Shkruar nga Versus
Berisha publikon video-montazhin tallës ndaj Dumanit, deputetja demokrate:
Berisha dhe Açka (në mes montazhi i publikuar nga kryedemokrati)

Qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj kreut të SPAK Altin Dumani vazhdimisht kanë qenë të njohura për publikun me akuza që kryedemokrati i ka bërë kryeprokurorit të posaçëm.

Mirëpo, duket se akuzat e kanë kaluar cakun dhe tashmë Berisha ka nisur një lloj fushate tallëse ndaj kreut të SPAK. Pasi i publikoi një foto ku dukej edhe e shoqja, së fundmi kryedemokrati në rrjetin e tij social ka publikuar një video ku e ka vendosur foton e kreut të SPAK në një film vizatimor dhe ku kryeministri Edi Rama e godet.

Lidhur me këtë video, ka pasur një reagim nga deputetja demokrate Flutura Açka e cila është distancuar dhe e ka konsideruar këtë postim si “të turpshëm’. Açka shkruan se me një video të tillë, Berisha del kundër 75% të shqiptarëve të cilët besojnë tek SPAK.

Reagimi i plotë i Açkës:

Videoja që më bën me turp

Si demokrate e thjeshtë, si përfaqësuese e demokratëve në Parlamentin shqiptar, kjo video e hedhur nga kryetari  iPD-së, Sali Berisha, më turpëron.

Ndaj si demokrate distancohem publikisht prej saj dhe pres edhe të tjerë demokratë të bëjnë të njëjtën gjë. Në nuk mund ta ruajmë pyllin e demokracisë duke shembur drurët që e mbajnë.

Nuk é kam parë kurrë si fajtor z. Berisha, sa kohë nuk ka vendime të formës sē prerë, dhe me bindjen se çdo politikan duhet të jetë transparent me shqiptarët dhe i hapur me drejtësinë, kam besuar tek e vërteta, që në fund e ka fjalën e fundit, dhe të drejtë.

Por, me këtë video, z. Berisha del kundër mbi 75% e shqiptarëve që besojnë se SPAK po i ndihmon sadopak të ndreqin demokracinë e dëmtuar nga fragmente të këqija të politikës shqiptare, e cila ka detyrë të bëjë mirë të gjitha detyrat.

Por ajo që më shqetëson më shumē në këtë video, nuk është përçudnimi i Altin Dumanit, as kreditimi i Edi Ramës si fitimtar i përhershëm, por:

- a mundet në një demokraci të shëndetdhme që një pushtet (politika) të marrë guximin të përtallë një pushtet tjetër (drejtësia) kur të dy kanë përgjegjësi tē lartë kombëtare?

- a është kjo pjesë e alibisë që po ndërton retorika foltoriste se Rama është i pathyeshëm dhe se do të mbetet në pushtet ngaqë do ta blejë votën (ngaqë nuk do të mundim, a nuk kemi interes ta mbrojmë ne?

- a është kjo mënyra për të fituar besimin e mbi 75 % të shqiptarëve që besojnë te Altin Dumani (me deklarata se “do t’ia presim kokën” kur të jemi ne zot) për të ardhur në pushtet?

- a mos po ndërton kjo formë qesharake alibinë é nevojshme për Edi Ramën që t’i përgjigjet mërzitisë së PD-së me Altin Dumanin duke shpejtuar ndryshimet goditëse ndaj SPAK-ut me të famshmin Komision Parlamentar Antikorrupsion?

-  a është dhënia e krediteve të tilla të pseudofuqisë Edi Ramēs një shlyerje borxhi të kleringjeve politike që qarkullojnë lirshëm e tingëllojnë tashmë normale në politikën shqiptare?

Unë distancohem publikisht nga kjo video. Po ti?. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: