Ministri Blendi Gonxhja ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga kryedemokrati Sali Berisha ditë më parë i cili shprehej se Gilmando Dani, personi që u ekzekutua të martën në Rinas, kishte qenë truproja e ministrit.
Në rrjetet sociale, Gonxhja shprehet se as nuk e njeh viktimën dhe paralajmëroi gjithashtu padi për Berishën duke i kërkuar këtij të fundit që të provojë deklaratat e tij në gjykatë.
“Fake News Lajm i Rremë Gënjeshtra. Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë - dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!
Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna - do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani…”- shkruan Gonxhja. Versus.al

