Kryesocialisti Edi Rama publikoi mëngjesin e së dielës serinë e re të ‘serialit’ satirik “Bufi & Tiku drejt ribashkimit”, me të cilin prej disa javësh vë në lojëë kreun e PD-së Sali Berish, kryetarin e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapajn si edhe kreun e Koalicionit Euroatlantik Lulzim Bashën.
Në këtë episod, Berisha shfaqet teksa “orkeston” me Lapajn strategjinë për të pretenduar manipulimin nga maxhoranca pasi të humbë zgjedhjet e 11 Majit. Basha, nga ana tjetër, vazhdon akuzat për bashkëpunim Berisha-Rama, ndërsa i përmend këtij të fundit edhe frazën “7x7=313”.
Berisha: Shikoni...hëna! Më parë shkojmë në hënë sesa i fitojmë dot zgjedhjet me një kryekriminel si Edi Rama
Lapaj: Jo doktor! Ne s’do të ikim në hënë. Ne do të bëjmë revolucion të madh moral. Populli do zgjohet, Shqipëria bëhet!
Basha: Nuk bëhet revolucion me babain në listë të mbyllur dhe me paratë e vjehrrit të pushkatuar nga vettingu! Revolucioni po ndodh. 7x7=313.
Berisha: Lulzim Brava ti je një rast i pashpresë. Një kukull e Ramës ja çfarë je ti! Kukull e kukullës së Sorosit!
Lapaj: Ik o Luli shko fli! Unë rri zgjuar për t’i dhënë shpresë popullit ti gërrhet me sy hapur! Doktor na e largo këtë budallain e Ramës.
Berisha: Lapaj, ti je e ardhmja po e ardhmja që vjen nuk është më e ardhme! Prandaj ti duhet të mbestesh e ardhmja që nuk vjen kurrë...kështu shkul ndonjë votë nga zhgënjimi nga kampi armik.
Basha: O Rameeee...Bufi do debat, se ju jeni bashkë! Po 7x7???? 313!!! Rameeee.
Lapaj: O Luli po paske qenë mortje fare mor burrë! Ik o fli na lër të bëjmë Shqipërinë....
Berisha: Lapaj! Duhet të bëjmë planin e vjedhjes madhështore të zgjedhjeve, një plan madhështor.
Berisha: Jo Lapaj! Do na i vjedhin...He he he, Rama kush tjetër?!








