POLITIKË /

Caktohet dita dhe ora e protestës tjetër të opozitës, ditën e miratimit të buxhetit

Shkruar nga Versus

Caktohet dita dhe ora e protestës tjetër të opozitës,

Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e martë, më 19 Nëntor, një protestë para parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit, të cilin demokratët e konsiderojnë si antiqytetar.

Njoftimi në fjalë ka shkuar në degët e Partisë Demokratike dhe pritet që tubimi të mbahet në orën 17:00.

“Përshëndetje të nderuar, Ditën e martë datë 19 nëntor ora 17:00, të gjithë në protestë para Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit antiqytetar.

Ju lutem beni njoftimet në degë për të siguruar pjesëmarrjen”, thuhet në njoftim.

Kjo në fakt ishte paralajmëruar më parë nga Sali Berisha. Të hënën në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se ditën kur do të bëhet miratimi i projektbuxhetit do të ketë një protestë të fuqishme.

“Protestat janë tani dhe është ligji ynë protesta, mosbindja civile se s’janë protesta tani”, u shpreh Berisha.

Poll