
Tiranë- Një 37 vjeçar i identifikuar si K.C, u arrestua nga policia në rrugën “Skënderbej”. 6 efektivë shihen në video teksa e ndalojnë 37 vjeçarin i cili dyshohet se furnizonte me lëndë narkotike persona të tjerë të cilët më pas e shpërndanin drogën nëpër kryeqytet në doza të vogla.
Gjatë kontrollit, iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 200 gram kokainë. Sipas hetimeve, dyshohet se i arrestuari, e ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

