POLITIKË /

Deklarata e Berishës për Gonzaton, Balla kërkon përjashtimin e tij me 30 ditë nga Kuvendi

Shkruar nga Versus

Deklarata e Berishës për Gonzaton, Balla kërkon përjashtimin  
Pasi komisionerja Marta Kos dhe kryeministri Edi Rama reaguan mbi deklaratat e Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka kërkuar përjashtimin e kryedemokratit me 30 ditë nga parlamenti. 

Duke e konsideruar deklaratën e Berishës si nxitje urrejtje, Balla u kërkoi demokratëve të distancohen nga Berisha. 

“I kërkoj PD të distancohet nga kjo deklaratë e turpshme, Këtë incident të rëndë diplomatik të sulmit kundër një ambasadori, bazuar në kodin etikës së Kuvendit, gjuha që nxit urrejtjen… deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale. Bazuar në nenin, masa disiplinore, zoti kryetar i Kuvendit ju njoftoj që i jemi drejtuar komisionit të etikës për të marrë masa”, tha Balla. Versus.al

Poll