POLITIKË /

Denoncime nga PD, Vokshi: Spitali i Fierit ka 4 muaj që s’furnizohet me ushqime

Albana Vokshi, deputetja e PD dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit Hetimor të koncesioneve në shëndetësi, deklaroi se spitali rajonal i Fierit, ka katër muaj që nuk furnizohet me ushqime dhe pacientët e sigurojnë ushqimin vetë

Shkruar nga M.H
Denoncime nga PD, Vokshi: Spitali i Fierit ka 4 muaj që s’furnizohet
Albana Vokshi gjatë deklaratës

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme një tjetër skandal në shëndetësi.

Albana Vokshi, deputetja e PD dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit Hetimor të koncesioneve në shëndetësi, deklaroi se spitali rajonal i Fierit, ka katër muaj që nuk furnizohet me ushqime dhe pacientët e sigurojnë ushqimin vetë.

Sipas deputetes shëndetësia falas është nisma më e dështuar që mund të ketë ekzistuar ndonjëherë.

Shëndetësia falas, është dështimi më i madh i Edi Ramës, që prej kohësh është shndërruar në vuajtje falas për pacientët e familjarët e tyre.

Kemi denoncuar prej vitesh, çdo muaj, çdo ditë, zhbërjen dhe shkatërrimin e çdo shtylle të shëndetësisë. Kemi denoncuar vjedhjet dhe abuzimet, nëpërmjet prokurimeve e koncesioneve abusive”, deklaroi Albana Vokshi.

Ajo përmendi edhe një sërë rastesh që janë denoncuar gjatë kësaj kohe, për sa i përket premtimeve të pambajtura në shëndetësi, duke përmendur këtu mungesën e medikamenteve, kurave, terapive, shtretërve, poltronave te spitali onkologjik pranë QSUT, manipulimin e sistemit të farmacive, si dhe inovacioneve që priteshin në spitalin e Fierit.

Ata premtuan që ky spital do shërbente si një laborator i dijeve të transferuara, rritje kapacitetesh, eksperiencë e mbi të gjitha do të realizonte atë objektiv që ka pasur prej kohësh, që qytetarët shqiptarë të mos shkonin në Turqi por të merrnin shërbimin shëndetësor cilësor në Shqipëri.

Por si çdo premtim tjetër, edhe ky ishte një tjetër mashtrim i madh i Edi Ramës. Sepse spitali rajonal i Fierit jo vetëm nuk është shndërruar në qendër ekselence, në të kundërt, po shndërrohet në një qendër vuajtje të pacientëve të cilët nuk marrin as shërbimin me standarde minimale.

Nga informacionet qe kanë ardhura pranë PD, ka më shumë se 4 muaj që spitali (që nga muaji Mars) nuk ka fonde për furnizim me ushqime. Pacientët i sigurojnë vetë ushqimet që duhet të marrin gjatë ditës. ashtu edhe për lavanderi.

Çdo gjë sigurohet nga familjarët e pacientëve”, shtoi deputetja demokrate.

/ Versus.al

 

 

 

 

 

Poll