POLITIKË /

Diskutohet pr/ligji për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, PD bojkoton komisionet parlamentare

Në komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë qenë të pranishëm deputetë të tjerë të opozitës.

Shkruar nga Versus
Diskutohet pr/ligji për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve, PD
Mbledhja e komisionit për "Nismat Qytetare"

Partia Demokratike ka bojkotuar komisionet parlamentare të cilat sot u mblodhën për të zhvilluar diskutime mbi rendin e ditës. Në komisionin për Nismat Qytetare ku kryetar është Fatmir Xhafaj, u diskutua edhe mbi projektligjin e depozituar nga mazhoranca për ndryshime në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilin ka patur kritika nga ana e Shoqatës së Gjyqtarëve.

Gjithashtu edhe në komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, asnjë deputet i PD nuk është paraqitur. Ndërkohë deputetë të tjerë të opozitës si Edmond Haxhinasto i PL, Vangjel Dule i PBDNJ dhe Erald Kapri i partisë “Mundësia” ishin të pranishëm.

Ky bojkot është vijim i aksionit të ndërmarrë nga PD në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas skandaleve që përfshinë qeverinë. Versus.al

Poll