POLITIKË /

'Ditë jo e mirë për mua', zyrtarizuan sot divorcin, Kryemadhi: Unë jap jetën e jo më votën për Ilir Metaj!

Kryemadhi thotë se sot nuk është një ditë e mirë për të dhe familjen, teksa falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë.

Shkruar nga Versus
'Ditë jo e mirë për mua', zyrtarizuan sot divorcin,
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Pas 27 vitesh martesë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta zyrtarizuan sot fundin e bashkëjetesës me divorc. Ka qenë Monika Kryemadhi e cila ka reaguar pas lajmit, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Kryemadhi kërkon nga të gjithë që ta mirëkuptojnë pasi dita e sotme nuk është një ditë e mirë për të dhe familjen e saj, teksa falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë.

Ajo megjithatë, shton se lajmi i divorcit të saj me Metën nuk duhet të ndikojë hapjen e fushatës së koalicionit opozitar, teksa i bën thirrje të gjithë mbështetësve të dalin në sheshin “Nënë Tereza” për këtë eveniment.

Ndërsa ndër të tjera, Kryemadhi shkruan se “unë jap jetën, e jo më votën për Ilir Metaj”.

Statusi i Monika Kryemadhit:

Të dashur miq!

Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time. Mediat vrapuan sot për të zyrtarizuar sot divorcin tim me Ilir Metën. Familjarë që nga mamaja, vëllai, kushërinjtë, miqtë dhe mikeshat e mia për të gjithë ju që më keni ndjekur në të gjitha sfidat e mia dhe iu jam mirënjohëse për gjithçka.

Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj .

Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: